Prej 121 ditës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon thirrja për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe klasës së vjetër politike. Nga sheshi i protestës, organizatorët deklaruan se kërkesat e tyre ndryshim politik dhe qeveri tranzitore janë të panegociueshme. Thirrja kryesore që mbizotëroi në protestën e 121 ishte për studentët që të bashkohen në shesh. Edhe marshimi i mbrëmjes ndryshoi destinacion, me fokusin e vetëm studentët. Protestuesit nuk marshuan në rrugët e kryeqytetit, por ju drejtuan Qytetit Studenti.