Protesta kundër traut në parkun kombëtar të Divjakës është tensionuar këtë të premte, ku banorët janë përplasur me policinë. Ata thyen xhamat e kabinës, në të cilën ishte planifikuar që të mblidhej pagesa që do të kryenin banorët që do të hynin në parkun kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Një betonere është parë Brenda parkut, ndërsa protestuesit kanë hyrë brenda zonës.