Banorët janë përplasur me policinë gjatë protestës kundër traut në parkun kombëtar të Divjakës. Kjo është dita e pestë që qytetarët protestojnë kundër vendimit, ndërsa një ditë më parë pati përplasje edhe me policinë. Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë. Punonjës të kompanisë që ka të drejtën e vendosjes së traut nisën punimet pasditen e së hënës. Por ashtu si dhe herën e parë këto punime u ndaluan nga Bashkia Divjakë për mungesë dokumentacioni.