16 protesta në 2 vite janë bërë për kundërshtimin e hidrocentraleve. Këta janë banorët e njësisë administrative Kaçinar, të cilët kanë kundërshtuar ndërtimin e 5 Heceve në zonën e tyre. Ditën e sotme janë paraqitur pranë gjykatës së Lezhës, ku kanë dhënë pretendimet e tyre se janë falsifikuar firmat.