Forca të shumta policie janë mbledhur para Kuvendit për protestën e organizuar nga opozita. Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve. Policët janë mbledhur për të shmangur çdolloj përshkallëzimi që mund të ndodhë. Partia Demokratike paralajmëroi protestë për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit për vitin 2025.