Ultimatumi për dorëheqjen e dy ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro dhe kryepolicit Gledis Nano skadoi këtë të hënë, por asnjë kërkesë e protestuesve që kërkojnë drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Joniada Avdia nuk u plotësua. Ashtu siç kishin paralajmëruar u mblodhën poshtë zyrës së Bledi Çuçit, këtë herë më të pakët në numër.