Banorët e fshatit Bërxullë protestuan sërish kundër rrugës Thumanë –Kashar këtë të diel. Ditën e sotme në protestë është shfaqur dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, por ai nuk është pranuar nga banorët të cilët kanë kërkuar për ta vijuar protestën të pa politizuar siç kanë bërë për 7 muaj. Banorët akuzojnë kompaninë Gener 2 se hyn në mënyrë të paligjshme në tokat bujqësore dhe një pjesë të banesave të tyre.