Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit. Sipas Policisë, shtetasi R. G., 56 vjeç, dyshohet se ka plagosur në këmbë me armë zjarri një 58-vjeçar, klient i lokalit të tij. I plagosuri, i identifikuar si R. M., është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.