Top Channel/ Prokuroria kërkon dënim me 5 vite për Marine Le Pen, rrezikon përjashtimin nga zgjedhjet
13/11/2024 23:20

Prokurorët francezë kërkuan të mërkurën që liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen të dënohet me 5 vite burg dhe të ndalohej nga postet publike gjithashtu për pesë vjet për akuzat se ajo përvetësoi fondet e Parlamentit Evropian. Prokuroria e bëri kërkesën në një gjykatë në Paris, ku Le Pen dhe disa të pandehur të tjerë nga partia e saj “Tubimi kombëtar” janë në gjyq të akuzuar për krijimin e vendeve të punës të rreme në parlamentin e BE. Ajo i mohoi akuzat, duke i cilësuar pretendimet e prokurorëve ekstremisht të ashpra dhe jo proporcionale. Nëse gjykata miraton kërkesën e prokurorisë, atëherë 56-vjeçarja përjashtohet nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të Francës në vitin 2027. Prokuroria kërkoi që ndalimi të hyjë në fuqi menjëherë, edhe nëse ekipi mbrojtës apelon. Tubimi Kombëtar, ashtu si edhe shumë parti të tjera të së djathtës ekstreme në Evropë, po fiton terren pas një performance mbresëlënëse në zgjedhjet evropiane në qershor. Le Pen e denoncoi menjëherë kërkesën e prokurorëve duke e quajtur atë një "pabesi" dhe duke i akuzuar se po përpiqeshin të "shkatërronin partinë". “Nuk kam absolutisht asnjë ndjenjë që kam kryer parregullsinë më të vogël, apo veprimin më të vogël të paligjshëm”, tha ajo në gjykatë.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30