Me copën e llamarinës në dorë dhe disa vegla që i ka të trashëguara nga stërgjyshi, Kostika Gjezi nis të krijojë një formë luleje e cila vendoset në cepat e ullukëve apo çatitë e shtëpive për të identifikuar zanatçiun. Stema është krijuar vite më parë nga paraardhësit e tij në kohën kur zanati i llamarinistit ishte i domosdoshëm dhe puna e tij nevojitej në çdo shtëpi.