Top Channel/ Pritet takim historik Trump me Putin e Zelensky: Përparim i madh nga bisedimet në Kremlin
06/08/2025 22:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, planifikon të takohet me homogolun rus, Vladimir Putin, dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e ardhshme. Kështu raporton “The Neë York Times”, pas bisedimeve që u zhvilluan të mërkurën mes SHBA dhe Rusisë, ku takimi mes Putin dhe të dërguarit special të Trump, Steve Ëitkoff, rezultoi pozitiv dhe dha sinjale për luftën në Ukrainë. Sipas “The Neë York Times”, takimet e Trump me Putin dhe Zelenskyn do të jenë të njëpasnjëshme. Më herët, Presidenti Donald Trump tha se i dërguari amerikan Steve Ëitkoff arriti "përparim të madh" në takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, të mërkurën në Moskë. Menjëherë pas takimit në Kremlin, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar edhe aleatët evropianë të Uashingtonit. “I dërguari im i posaçëm, Steve Ëitkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus, Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim", tha Trump. Ndërkohë, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha në një komunikatë më herët se Uashingtoni do të vendosë sanksione dytësore ndaj Rusisë të premten, pavarësisht “përparimit” në takimin e sotëm. “Rusët janë të etur ta vazhdojnë angazhimin me Shtetet e Bashkuara. Sanksionet dytësore pritet të zbatohen të premten, gjithsesi”, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë. Më herët, një këshilltar i Kremlinit tha se Putinin dhe Ëitkoff kanë këmbyer sinjale" lidhur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës gjatë takimit që u zhvillua vetëm dy ditë para afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë që Moska të ndalë luftën kundër Ukrainës, përndryshe do të përballet me sanksione të reja. Këshilltari kryesor për politikën e jashtme i Putinit, Yury Ushakov, tha se takimi që zgjati rreth tri orë në Kremlin, ishte "mjaft i dobishëm dhe konstruktiv”. "Ne dhamë disa sinjale lidhur me çështjen ukrainase, ndër të tjera, dhe sinjale u morën edhe nga presidenti Trump", tha Ushakov. Përveç luftës, ata diskutuan edhe "perspektivat për zhvillimin e mundshëm të bashkëpunimit strategjik mes SHBA-së dhe Rusisë". Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj Rusisë dhe sanksione dytësore ndaj shteteve që ende importojnë naftë ruse, përfshirë blerëset më të mëdha, Kinën dhe Indinë, ku ndaj kësaj të fundit firmosi të mërkurën urdhrin ekzekutiv për tarifë shtesë prej 25%, duke e çuar në 50% tarifën ndaj mallrave indiane.

Top Channel/ 200 të vrarë nga Izraeli, Irani vendos Libani, si kusht për paqen
08/04 23:08
Top News- Re gjigande tymi e zjarr, avionët luftarakë izraelitë rrafshojnë ndërtesat në Libani
08/04 23:00
Top News-Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin: Zbardhen bisedat sekrete në “Situation Room”
08/04 22:49
Top News- “E kemi gishtin tek këmbëza”, Netanyahu mesazh të prerë për Iranin
08/04 22:48
Top News- Armëpushimi SHBA-Iran nuk e ndal luftën në rajon, Izraeli do shfarosë Hezbollah
08/04 22:45
Top Channel/ SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan të shtunën
08/04 22:42
Top Channel/ Zbulohet plani, Irani do taksë në “Bitcoin” për çdo fuçi naftë
08/04 22:41
Top Channel/ Opozita izraelite kritikon Netanyahun pas armëpushimit me Iranin: Dështim katastrofik
08/04 22:31
Top News- Lufta me Iranin ndan amerikanët, demokratët kundër Trump: Ta frenojmë
08/04 22:20
Top Channel/ ‘Ne i ndaluam sulmet ndaj Iranit që në 3 të mëngjesit’, ushtria izraelite: Në Liban…
08/04 20:14
Top Channel/JD Vance ndërpritet nga telefonata e Trump gjatë fushatës elektorale të Orban në Hungari
08/04 20:12
Top Channel/ Kush fitoi dhe kush humbi? “Pazari i madh” për Hormuzin
08/04 20:00
Top Channel/ Irani bllokon sërish Hormuzin! Armëpushim me SHBA në rrezik
08/04 19:58
Top News – ‘Biskota’ për Iranin. Trump kërkon uraniumin në këmbim të sanksioneve
08/04 16:45
Top News – Beteja mes Rubio e JD, Vance. Pse sekretari është favorit për të pasuar Trump në SHBA
08/04 15:19
Top Channel/ Kina pas marrëveshjes SHBA-Iran? The Economist: Nuk veproi vetëm Pakistani!
08/04 15:13
Top Channel/ Tregjet globale, vazhdon rënia e cmimit të naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran!
08/04 14:54
Top Channel/ Kinës i vjedhin sekretet, hakerat marrin të dhënat nga superkompjuteri i qeverisë
08/04 14:53
Top Channel/ Greqia ndalon në 2027-tën mediat sociale për moshat nën 15 vjec!
08/04 14:30
Top Channel/ Armëpushimi në Iran, Starmer “kap momentin”: Niset drejt Gjirit Persik!
08/04 12:05