Rritja e shifrave dhe përkeqësim i situatës së covid në vendin tonë pritet të sjellë shtrëngim të masave kufizuese këtë javë që vjen. Ekspertët janë duke diskutuar si për kufizimin e lëvizjes, por po ashtu dhe në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm. Komiteti pritet të marrë vendim në lidhje me atë çfarë deklaroi kryeministri i vendit për vaksinim të detyruar për mjekët, mësuesit dhe policët duke qenë se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit studentët dhe qytetarët.