Shembja e e banesave në zonën e 5 Majit në kuadër të projektit të rindërtimit, është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe banorëve. Sot ishte afati i fundit i vendour nga Bashkia e Tiranës për lirimin e banesave , por disa prej banorëve kundërshtuan. Për një prej banorëve që refuzonte të linte banesën e tij, u desh ndërhyrja e efektivëve të policisë për ta larguar.