Një foshnjë në Chania, Greqi është gjetur nga kalimtarët e mbyllur në një makinë, ndërsa po qante vazhdimisht. Temperaturat deri në 35 gradë dhe xhamat e mbyllura të makinës po e bënin edhe më të vështirë qëndrimin e foshnjës brenda. Një polic u shpreh për mediat se nëse policia nuk do kishte ndërhyrë në kohë duke thyer xhamin e makinës, foshnja mund të kishte humbur jetën. Sipas dëshmive të fqinjëve, foshnja ka qenë e mbyllur për disa kohë.