Top Channel/ Prigozhin flet pas revoltës: Wagner nuk synonte të përmbyste qeverinë e Putin
26/06/2023 21:03

Udhëheqësi mercenar rus, Jevgeni Prigozhin komentoi për herë të parë publikisht këtë të hënë rebelimin e grupimit të tij Vagner. Në një mesazh audio prej 11 minutash, të publikuar në rrjetin Telegram, Jevgeni Prigozhin tha se nuk kishte për qëllim të përmbyste qeverinë e Putin, por të protestonte ndaj mënyrës si është zhvilluar lufta në Ukrainë “Qëllimi ynë ishte të mbanim përgjegjës ata që bënë gabime gjatë operacionit ushtarak speciak. Marshimi kishte për qëllim të shmangte shkatërrimin e grupit Vagner. Ne u kthyem mbrapsht për të shmangur gjakderdhjen e ushtarëve rusë dhe treguam përsosmëri se si duhet të ishte 24 shkurti i vitit 2022” Zhvillimet e fundit kanë ngritur pikëpyetje rreth ndikimit të tyre tek lufta në Ukrainë e madje tek e ardhmja politike e Presidentit Vladimir Putin. Përplasjet mes udhëheqësit të grupit ‘Wagner’, Jevgeny Prigozhin dhe ushtrisë ruse, të cilat janë acaruar gjatë gjithë luftës, shpërthyen në një revoltë që çoi në marshimin e tyre drejt Moskës. Ata arritën të marrin kontroll komandën e ushtrisë ruse për luftën në Ukrainë në qytetin Rostov-mbi-Don. Por pas më pak se 24 orë nga fillimi i rebelimit, trupat e grupit ‘Wagner’ u ndalën. Kremlini njoftoi se kishte arritur një marrëveshje që zoti Prigozhin të largohej në Bjellorusi, dhe se ai dhe trupa e tij nuk do të ndiqeshin penalisht. Por të hënën mediat ruse njoftuan se hetimi penal kundër tij vazhdon dhe se vendndodhja e udhëheqësit të grupit ‘Wagner’ nuk dihet. Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me zotin Prigozhin dhe forcat e tij bazuar në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. Pamjet: AFP

Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
Top News – 150 ushtarë amerikanë të plagosur / Lufta me Iranin ka kosto, Pentagoni jep shifrën
11/03 12:23
Top News – Lyu veten me benzinë, autobusi në flakë / 6 viktima në Zvicër, policia: Akt i qëllimshëm
11/03 12:18
Top News – Vajza e Kim luan raketash. Diktatori merr me vete 13-vjeçaren gjatë testimeve të fundit
11/03 12:17
Top News – Rrafshohet fabrika ruse e mikroçipave / Ukraina sulmon me Storm shadow
11/03 12:17
Top Channel/ IEA njofton hedhjen e rezervave rekord në treg: Stabilizohet çmimi i naftës!
11/03 12:10
Top News – Udhëheqësi i ri Suprem, ende hesht…Kush po e drejton Iranin në mesin e luftës?
11/03 11:45
Top News – Anijet e Iranit bëhen shkrumb e hi / Momenti kur SHBA i hedh në erë në Hormuz
11/03 11:37
Top Channel/ Irani minon Ngushticën e Hormuzit, kërcënon Trump: Hiqini minat, ose “ ju fshijmë”!
11/03 11:30
Top News – Irani minon Ngushticën e Hormuzit / Bllokon naftën, tërbohet Trumpi: Hiqini tani
11/03 11:28
Top Channel/ BBC: Luftën e Iranit do ta paguajnë konsumatorët, rriten apo ulen cmimet!
11/03 11:27
Top News – Trump do nisë ushtrinë në terren…LIgjvënësit amerikanë të alarmuar: Po na vë në rrezik
11/03 11:19
Top Channel/ Trump thirrje Izraelit të ndalë sulmet mbi Iran për… naftën
11/03 01:08
DIGITALB DIGITALB