Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah-Al-Sissi u prit sot në Pallatin Elysée në Paris nga homologu Emmanuel Macron për bisedime mbi situatën në Lindjen e Mesme. Macron e al-Sisi pranuan se ishte "absolutisht e nevojshme" të ndalohet lufta, tha zyra e Macron, duke vlerësuar përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim në konflikt.