Presidenti i Këshillit Europian udhëtoi drejt Odesës për ta kremtuar atje Ditën e Europës. “Jam në qytetin ku sic thoshte Pushkini, mund të ndihet Europa”, ka shkruar ai në Tëitter. Vizita e tij, shpjegojnë burime në Bruksel, është “demonstrim i mëtejshëm i solidaritetit të pathyeshëm të Bashkimit Europian me popullin ukrainas në betejën e tij kundër pushtimit rus”.