Presidenti gjerman Frank Walter Steinmer kërkon kufizimin e emigracionit të paligjshëm në vend. “Numri i hyrjeve duhet reduktuar, kjo ështe e qartë”, deklaroi ai për ARD, duke shtuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse Gjermania vendos kontrolle kufitare bashkë me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian.