Pjesëmarrja e presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një iftar në Berlin, u konsiderua nga imami i xhamisë Wilmersdorf, Amir Aziz, si një sinjal i qartë mbështetje për myslimanët në vend. Gjesti i kreut të shtetit erdhi në një kohë kur debati mbi diversitetin dhe integrimin është ndezur, por për imamin, përmes këtij gjesti Steinmeier i tregoi komunitetit musliman në Gjermani se janë pjesë e këtij vendi dhe e këtij kombi.