Fushatën e tij, e kishte mbështetur tek premtimet për të luftuar korrupsionin dhe bandat kriminale: Fernando Villavicencio, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe kandidat në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit ishte nga të paktët që guxuan të bënin hapur lidhjet mes krimit të organizuar dhe zyrtarëve qeveritarë vendas. Guximi i kushtoi shtrenjtë: Villavicencio u qëllua për vdekje pak pas largimit nga një tubim electoral me simpatizantë të tij në qytetin verior të Kuitos.