Top Channel/ Prapaskenat e takimit Europë-Iran/ Jep shpresë, por nuk pati progres
20/06/2025 22:24

Një takim mes ministrit të Jashtëm të Iranit dhe diplomatëve kryesorë europianë të premten ka ngjallur shpresë për më shumë bisedime, por nuk ka dhënë asnjë përparim konkret. Ministrat e Jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, si dhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, kanë mbajtur bisedime në Gjenevë të Zvicrës me ministrin iranian, Abbas Araghchi, të premten. Ishte hera e parë që zyrtarët perëndimorë dhe iranianë u takuan përballë njëri-tjetrit që nga nisja e konfliktit. Përtej deklaratave formale, Europa i ka kërkuar Iranit të ndalojë menjëherë procesin për pasurimin e armëve bërthamore. Teherani ka kërkuar se kjo do të ndodhë kur Izraeli të ndalë sulmet. Dhe sipas ekspertëve, pikërisht ky është ngërçi. “Rezultati i mirë sot është se largohemi me përshtypjen se pala iraniane është thellësisht e gatshme për të biseduar për të gjitha çështjet e rëndësishme”, ka thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul. Ai ka thënë se të dyja palët kanë pasur “bisedime shumë serioze”. Ndërkohë, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka thënë se janë të vendosur të vazhdojnë diskutimet e negociatat me Iranin. “Dhe i bëjmë thirrje Iranit të vazhdojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne ishim të qartë: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore”, ka shtuar ai. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se janë dakordësuar “që të diskutojmë çështjet bërthamore, por edhe më të gjera, dhe që diskutimet të mbeten të hapura”. Edhe ministri iranian u është adresuar gazetarëve pas bisedimeve në hotel. Ai ka shprehur mbështetje për vazhdim të diskutimeve dhe ka shprehur gatishmërinë “për takime të tjera në të ardhmen e afërt”. Më pas ka dënuar sulmet e Izraelit mbi zonat bërthamore në Iran dhe ka shprehur “shqetësim të thellë” në atë që e ka quajtur “mosdënim” nga shtetet evropiane.

Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13