Ndonëse në muajin e dytë të pranverës, reshjet e dëborës kanë zbardhur mëngjesin e sotëm majën e Llogarasë. Reshjet e dëborës kanë rënë me intestitet mesatar, duke “veshur me të bardhë” zonën e Llogarasë. Temperatura shënon 1°C, ndërsa është punuar me mjete borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.