Pas Ukraina pohoi se mbështet, sipas deklaratës së përbashkët me SHBA, një armëpushim 30 ditor, nga Washingtoni mbërriti lajmi i zhbllokimit të menjëhershëm të ndihmave miliarda dollarëshe për Kievin e përcillet vullneti për të vazhduar fluksin e informacioneve të shërbimeve sekrete. OK-i i palës ukrainase për pushimzjarrin, që do të jetë edhe në varësi të gatishmërisë së Rusisë për të hedhur të njëjtën hap, u njoftua pas bisedimeve në qytetin e Xhedas, në Arabinë Saudite