Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, i paraqiti zyrtarisht qeverisë britanike shqetësimet e tij mbi projektligjin e ri të emigracionit, për të cilin thotë se mund t`i frenojë njerëzit që të kërkojnë azil. Ndalimi i gomoneve që mbërrijnë përmes La Manshit nga Franca është kthyer në prioritetin e kryeministrit konservator Rishi Sunak dhe projektligjit të miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit britanik në muajin prill.