Banorët e Porto Romanos paralajmëruan qeverinë që ti trajtojë në mënyrë specifike për vlerën e shpronësimit të tokës private, në të kundërt ata kërcënuan se do ta mbrojnë pronën me jetë. “Si përfaqësues i fshatit Rinia ju them se nëse nuk do të vlerësohet mirë toka, Ndo fshatar do të dalë atje për ta mbrojt tokën e pasurinë e vet që e kanë të trashëguar. Do e mbrojmë me gjak”, shprehet një banor.