Policia e Fierit ka ndëshkuar 9 shoferë, të cilët drejtonin mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Policia ka vënë në pranga 9 drejtues automjetesh gjatë javës që lam pas, ndërsa ka pezulluar 4 leje drejtimi dhe janë vendosur 1162 masa administrative.