ërgjatë gjithë muajit maj, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë janë angazhuar duke aplikuar forma kontrolli të kombinuara me mjete civile dhe të uniformuara, si në rrugët urbane dhe ato interurbane me risk të lartë për aksidentet rrugore. Në fokusin e kontrolleve policore për muajin që lamë pas, krahas planeve operacionale “TISPOL”, në fokus ishin shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë për sigurinë në rrugë dhe aksidentet rrugore.