Besfort Lamallari ministër i punëve të brendshme dha detaje se çfarë masash ka ndërmarrë policia e shtetit pas njoftimit të ambasadës amerikane ku paralajmërohej se “grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”. Vendi ynë është shprehur ministri Lamallari prej disa kohësh ka marrë masat e nevojshme në bashkëpunim me a agjencitë ligj-zbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë.