Top Channel/ Polici pengoi vrasjen, ndaloi një person që kërkonte të shtypte me makinë, burrë e grua
19/04/2021 15:39

Polici i Shqiponjave është kthyer në hero duke shpëtuar tri jetë, gjatë një sherri të ndodhur një ditë më parë në zonën e Yzberishtit. 29-vjeçari Shkëlzen Tafa nuk ndodhej në shërbim, por krejt rastësisht, sapo pa se në mes të rrugës, në zonën e Yzberishtit në Tiranë, po rrezikohej jeta e një çifti, burrit dhe gruas së tij shtatzënë, ka nxituar të ndërhyjë duke i nxjerrë armën për ta neutralizuar shoferin e një makine që po tentonte t’i merrte para duke i shtypur me makinë. Është zbuluar se shoferi që tentoi t’i shtypte është Tualant Mekollari, një 39-vjeçar me precedent penal, në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, i cili sapo kishte dalë nga burgu. Gjithçka nisi për një parakalim automjetesh që lëvizinin pranë njëri-tjetrit në rrugën “Besim Alla” ditën e dielë. Ndërsa Mekollari ndodhej në makinë bashkë me një grua, ende e paidentifikuar, sapo ka ndodhur parakalimi ka dalë duke qëlluar me grushte e duke kërcënuar shoferin në makinën tjetër, Glodmir Malaj. Të dy shoferët, që nuk njiheshin me njëri-tjetrin janë përfshirë në përleshje fizike. Pasi asgjë nuk po sqarohej mes tyre, Mekollari ka dëmtuar më pas vetëm makinën e çiftit, duke e goditur në pjesën e përparme.

Top Channel/ Vr*sja Santiago Malkos, zbardhet dëshmia në GJKKO e babait të Leonard Dukës: Fëmijët…
01/07 22:57
Top Channel/ Elbasan, 4 zjarre ngjallin panik. Flakët në Landfillin e qytetit, tym toksik mbi qytet
01/07 22:36
Top News – Sërish zjarr në landfillin e Elbasanit. Shtëllunga të zeza tymi ‘mbytin’ qytetin
01/07 21:49
Top Channel/ Tymi mbulon Elbasanin! Zjarr i madh në Landfill, ndërhyn helikopteri
01/07 20:16
Top Channel/ Gjyqi për klanin “Duka”, zbardhet dëshmia e babait të rivalit të Ervis Martinajt
01/07 20:02
Top Channel/ Wizz Air 5 vjet në Shqipëri! Linja zgjerohet edhe me 3 destinacione të reja
01/07 20:01
Top Channel/ U arrestua sot në Francë, kush është ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit, i akuzuar krime
01/07 20:00
Top Channel/ Farage për TCH: Shqiptaret e këqij i dua jashtë, vijnë në Londër për qëllime të mbrapshta
01/07 19:54
Top Channel/ Përfshihet nga flakët landfilli i Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse
01/07 19:26
Top News – Mbi 1 ton kokainë. Shkon në gjyq shqiptari që mbyti Zvicrën me drogë
01/07 18:26
Top News-Ligji i ri për administrimin e pallateve.Po nuk paguat tarifat, nuk shisni dot apartamentin
01/07 18:23
Top News – Kontrolli i investimeve të huaja. Tabaku e Braçe, rezerva për projektligjin e Shalsit
01/07 18:21
Top News – Wizz Air shënon 5 vite në Tiranë. Destinacione të reja dhe një promocion të veçantë
01/07 17:20
Top News – Humb kontrollin e motoçikletës, plagoset drejtuesi në Lezhë
01/07 17:05
Top News – Dogji mbetjet pranë pyllit të Sodës, në pranga pirromani në Vlorë
01/07 17:00
Top Channel/ Shtrenjtimi i biletës së transportit, banorët ngrihen në protestë në Elbasan
01/07 16:09
Top Channel/Përcillet për në banesën e fundit Mitropoliti i Gjirokastrës, Imzot Dhimitri
01/07 16:07
Top Channel/ Kurti nuk “tërhiqet”: Nis ndertimi i dy urave te reja krah Ures se Ibrit!
01/07 16:01
Top Channel/ Kampionati i boksit në Pukë, fiton i riu Jurgen Lazri
01/07 15:56
Top Channel/ Një vit pa Ismail Kadarenë! Përkujtohet gjeniu i letrave
01/07 15:51