Në Maqedoninë e Veriut, dy qytete turistike si Struga dhe Ohri ankohen se nuk kanë hapësira akomoduese për të pritur turistët. Tashmë është bërë e udhës që turistët e huaj të vijnë në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Pogradecit dhe më pas të bëjnë vizita ditore në dy qytetet në anën tjetër të liqenit të Ohrit.