Tregtarët e biznesit të vogël në Bulqizë janë mbledhur sot të protestojnë para bashkisë në ‘Lagjen e Vjetër’. Shkak i kësaj proteste u bë zhvendosja e stacionit të mjeteve të transportit që transportojnë banorët e njësive administrative të bashkisë Bulqizë në terminalin e ndërtuar nga një firmë private.