Një 64-vjeçar nga Devolli është arrestuar pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Nëna e vajzës së mitur ka treguar se ka qenë e bija që u ka treguar, pasi familjarët kishin zbuluar mesazhe në telefon. Korrespodentja e Top Channel Dhorjela Çule, sipas dëshmisë së tyre i moshuari e kërcënonte vajzën se nëse tregonte do t’i vriste babanë.