Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit policor “Road Guard” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, u shpall në kërkim S. S., 25 vjeç banues në Tepelenë, me precedent të mëparshëm penal.