Më shumë se 20 deputetë austriakë të ekstremit të djathtë u larguan nga salla e parlamentit në kohën kur atje po mbante një fjalim presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Argumenti që përdorën politikanët e Partisë Liria, FPO, ishte se ky fjalim shkelte neutralitetin e Austrisë. Ata e kishin paralajmëruar që në fillim një lloj proteste kundër fjalës së Zelenskyt.