Të paktën 35 persona humbën jetën pasi ranë në një pus të madh teksa luteshin në një tempull në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh. 14 besimtarë u arrit të shpëtoheshin, ndërsa një person ende rezulton I zhdukur. Policia tha se viktimat ishin duke qëndruar në një pllakë betoni mbi pus, por ajo u shemb nën peshën e tyre.