Një 31-vjeçar është arrestuar në Fier pasi u kap duke i shitur doza kanabisi një personi tjetër. Policia sekuestroi 150 doza lënde narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Në hetim është vënë 43-vjeçari, pasi u kap duke blerë doza kanabisi.