Një 25-vjeçar nga Durrësi u kap në flagrancë, ndërsa po merrte përmes shantazhit shumën e 5 mijë dollarë. Arrestimi i tij ndodhi në një Iokal në zonën e plazhit, ku i riu kishte kërkuar të takohej me subjektin që shantazhonte për të kryer dorëzimin e parave. Në shënjestër të 25-vjeçarit ishte vënë një 42-vjeçar. I kthyer në problem real përmes kanosjes së jetës dhe pasurisë, i shantazhuari ka kërkuar ndihmën e policisë e cila ka ndërhyrë në kohën e dorëzimit të parave dhe prangosur të riun.