Moti në tetor pritet të jetë relativisht i ngrohtë. Sinoptikania Besa Sherollari, shefe e sektorit në zyrën e shërbimit meteorologjik ushtarak parashikon reshje me intensitet të ulët në orët në vijim. Shprehja plazh në tetor, gjen kuptimin pikërisht këtë fundjavë, ku parashikohet mot kryesisht i kthjellët me temperatura deri në 31 gradë celsius.