Rrezet e diellit në ditën e fundit të muajit tetor tërhoqën këtë të diel qytetarë të shumtë në Vlorë. Temperaturat e larta për vjeshtën kanë bërë që plazhit t’i kthehen vizitorët ditorë. Në Vlorë nuk ka vetëm turistë të huaj që vijnë nga vende më të ftohta, por në ujërat e jonit janë zhytur sot edhe vendas.