Nga Moska në Shën Petërburg, protesta kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të Rusisë kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë. Protestuesit hodhën parulla kundër luftës dhe kundër presidentit Vladimir Putin, por u përballën me dhunën policore. Sipas organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info, më shumë se 1,450 protestues në 51 qytete në të gjithë vendin janë arrestuar nga autoritetet ruse.