Debatet për buxhetin përfunduan në rrahje me grushta mes deputetëve të parlamentit turk. Gjithcka nisi kur diskutimet mbi buxhetet e ministries së Industrisë dhe Teknologjisë e asaj të Brendshme, bënë që të ngriheshin tonet në sallë, e nga kërcënimet verbale të përfundohej në dhunë. Ligjvënësit e partisë në pushtet AK u përplasën me deputetët e opozitës turke, CHP, e madje as truprojat nuk arritën t`i ndajnë dot, përkundrazi u goditën edhe ato.