Top Channel/Plani i Vuçiçit për Kosovën, analisti: Përpjekje e dështuar për të fshehur përgjegjësitë
14/09/2024 14:30

Për analistin politik Dragomir Angjelkoviç, plani pesëpikësh me të cilin Aleksandar Vucic reagoi ndaj zhvillimeve në veri të Kosovës, është në fakt thjesht një përpjekje për të fshehur përgjegjësitë e tij. Masat e autoriteteve në Prishtinë, të cilat shkaktuan tensione të reja Serbi-Kosovë ishin arsyeja e një "fjalimi të posaçëm” të shumetrumpetuar të kreut të shtetit serb. Përmes tij Vuçiç u përpoq në një farë mënyre të ndalte kritikat e opozitës, e cila gjatë gjithë verës i ka mëshuar idesë se autoritetet serbe nuk bëjnë asgjë për të ndalur persekutimin e serbëve dhe institucioneve serbe në Kosovë. Madje u spekulua se mediat e regjimit kishin marrë udhëzime, që të shkruhej sa më pak për temën e Kosovës dhe në vend të saj të theksohej tema e nxjerrjes së litiumit, shkruan mediat në Gjermani. Kritikat kulmuan javët e fundit, sepse në vend që të kishte një qëndrim zyrtar të qeverisë, Aleksandar Vuçiç organizoi një tubim politico-mediatik në Podrinje, , ndërsa Prishtina demontonte simbolet e fundit të ekzistencës së institucioneve serbe në Kosovë. Pikërisht pas këtyre kritikave, thotë Angjelkoviç, Vucic akuzoi për hipokrizi Perëndimin e doli doli në opinion me planin prej pesë pikash, ku theksoi kthimin në gjendjen e mëparshme - mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë, tërheqjen e forcave speciale të policisë së Kosovës nga veriu, formimin e menjëhershëm të Asociacionit të Komunave Serbe, lirimin e të gjithë "të burgosurve politikë” dhe mundësimin e kryerjes së pagesave. Analisti politik ndan bindjen se në këtë mënyrë Vuçiç po përpiqet të kalojë fajin e tij te Perëndimi. "Vendet perëndimore, që e kanë njohur Kosovën, sigurisht që ndihmojnë në proceset e pavarësisë së Kosovës, por problemi është, kur presidenti i Serbisë u ndihmon në këtë. Sa herë që ka thënë se gjoja e kanë mashtruar, ai ka vazhduar të bëjë lëshime. Kështu që Vuçiçi e paguan me Kosovën tolerimin e sundimit të tij autokratik”, ishte komenti i tij.

Top News – Jo më Reality-TV, javë me 4 ditë pune / Serbi, qeveria e studentëve kërkon ndryshime
22/11 14:38
Top News- 15 kg drogë në valixhe! Arrestohet shqiptari në Athinë, sapo zbriti në aeroport
22/11 13:15
Top News-Nga një GTA 6 për pensionistët/Mitsotakis njofton shpërblimin e fundvitit për të moshuarit
20/11 18:27
Top News-Studentët serbë përplasen me BE / Shkak plani për rishqyrtimin e marrëveshjeve me Kosovën
20/11 13:39
Top Channel/ Bosnja i ndalon hyrjen Radoicicit: “Mund të jetë larguar drejt Rusisë”!
20/11 12:18
Top Channel/ Parlamenti serb e nis me Kosovën/ Bakić përplaset me Vuçiçin: Çfarë ndodhi me…
20/11 12:18
Top News – Studentët zgjedhin Aleksandër Çupiç/Serbi, një profesor transporti në krye të parlamentit
19/11 15:23
Top News – Të djathtët ‘dëbojnë’ Vuçiç. Partitë Popullore diskutojnë pezullimin e partisë së tij
19/11 12:10
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Gati për dialog me Listën Studentore/ Koalicioni Shqiptar s’heq dorë nga kërkesat
18/11 19:00
Top News – Miliona euro nga tregtia e armëve/Embargoja e Vuçiç ‘s’piu ujë’, kompania vijoi kontratat
18/11 13:05
Top News – “Bukë, arsim, liri”, “Jashtë amerikanët” / Greqia kujton kryengritjen studentore të 1973
18/11 12:14
Top News- Mossad zbulon komplotin / Irani përdor shqiptarët për sulme terroriste në Greqi
18/11 10:09
Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03