Top Channel/ Plani i SPAK për zgjedhjet! Mund të kallëzohen zyrtarët më të lartë të shtetit
06/03/2025 19:39

Pyetjes “ Kush e ka radhën?”, i ka dhënë përgjigje vetë Prokuroria e Posaçme në faqen zyrtare. Www.spak.al si prioritet ka vendosur hetimet ndaj krimeve elektorale. Duke publikuar në ikonën që tërheq vëmendjen “Denonco krimin zgjedhor”, SPAK i kushton një shpjegim të qartë se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete. Anila Hoxha raporton për Top Channel se ky hap i SPAK që e sheh qytetarin dhe subjektet juridike thënë ndryshe OJF si bashkëpunëtorë, hidhet dy muaj larg 11 majit, dita kur në Shqipëri mbahen votimet parlamentare. Pasi klikon “Denonco krimin zgjedhor”, se pari duhen shkruar emri dhe mbiemri, numri i telefonit dhe qendra e banimit, të dhëna që nuk i mëson askush tjetër veç Prokurorisë së Posaçme. Në vijim duhet të klikosh nëse po denoncon një grup kriminal apo organizatë të përfshirë në krim zgjedhor dhe jo vetëm. Në këtë skedë përfshihet edhe kategoria e zyrtarëve më të lartë që mund të denoncohen nëse dispononi të dhëna, dyshime dhe indicie duke nisur sipas kompetencave që ka SPAK dhe konkretisht nga hierarkia më e lartë Presidenti i Republikës, kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe ministrat, gjyqtarët, deputetët deri tek drejtues të institucioneve qendrore dhe të pavarura. Po ashtu pranë kategorisë së zyrtarëve , gjendet edhe krimi që po denonconi ku përfshihet përpos korrupsionit edhe përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore. Gjithsej janë 16 vepra penale nëse i hasni para procesit elektoral e në vijim mund te bashkëngjisni si prova edhe dokumente dhe fotografi. Dhe nëse dispononi më tepër të dhëna për të ndarë me 20 prokurorët e posaçëm, përpos kësaj platforme të hapur enkas keni një tjetër mundësi, Prokuroria e Posaçme thotë shkruaj në email-in [email protected]. Kini parasysh se kjo ftesë vlen edhe për diasporën.

Top Channel/ Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me uniformat blu
01/10 21:47
Top Channel/ Zjarr i madh në zonën e Manatisë dhe Barbullonjës në Lezhë, rrezikohen banesat
01/10 21:42
Top Channel/ Emrat në videot seksuale të Adi Hilës, reagon Aurela Gaçe, Fifi e Radi: Partneri im..
01/10 21:15
Top Channel/ “SPAK të bëjë detyrën”, protestuesit në shesh: Në çdo takim do e ndjekim me vezë
01/10 21:11
Top Channel/ Projekti i ri te “Tajvani”, kompania daneze do bëjë super-godinë te “Parku Rinia”
01/10 19:57
Top Channel/ Aksident tragjik në Fushë-Krujë, humb jetën 22-vjeçari egjiptian, plagoset shoferi
01/10 19:49
Top Channel/ Rama: Fonde pa limit për QSUT! Do të bashkëpunojmë me një qendër të huaj
01/10 19:41
Top Channel/ Konkursi ndërkombëtar për “Tirana Fountain Tower”, shpallet projekti fitues
01/10 18:24
Top Channel/Aksident tragjik në Fushë-Krujë, vdes 23-vjeçari, ambulanca aksidentohet me 18-vjeçarin
01/10 18:17
Top Channel/ Zjarri përfshin venddepozitimin pranë aksit Bulqizë-Martanesh, re të mëdha tymi në zonë
01/10 18:00
Top News – Zjarri përfshin kurorën me pisha pranë stadiumit të Kukësit
01/10 17:19
Top News – E mori në Durrës, e la në Berat/Vodhi automjetin e postës me pako brenda, prangoset i riu
01/10 16:59
Top News – Me kallashnikov në banesë/ Arrestohet i riu në Vlorë, i kapet edhe municion luftarak
01/10 16:56
Top Channel/ “Rrudhet” Universiteti i Vlorës. Matematika, Fizika dhe italishtja në rrezik
01/10 15:39
Top Channel/ Kokat që qelbën peshkun. Mungesa e bashkëpunimit të institucioneve “than” rezervuarin
01/10 15:38
Top Channel/ Hetohen videot intime të Hilës. Policia kontakton katër gra, kompozitori: U hakërova
01/10 15:37
Top Channel/ Guvernatori, pa imunitet.Nisma e socialistëve, drejtuesit e Bankës jo imunë nga arresti
01/10 15:37
Top Channel/ Prokurorët: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale rrezikojnë hetimet për korrupsion
01/10 15:34
Top News – Legalizimet në Tiranë/ Bashkia vijon matjet në terren, 4 mijë objekte në shqyrtim
01/10 15:32
Top News-‘Raporti i DASH, akuzë ndaj qeverisjes’/PD: Investitorët e huaj po pengohen nga korrupsioni
01/10 15:31