Ballkani vazhdon të marrë gjithmonë e më shumë vëmendje, e me shpërthimet e herë pas hershme të tensioneve, ngjall frikën e një kërcënimi të paqes delikate të vendosur me aq mund. Organizata mediatike Network 20/20 thoshte disa kohë më parë, se ka një plan B për rajonin dhe parashikimet e saj, janë kthyer sërish në vëmendje.