Shqipëria është drejt plakjes së shpejti. Vit pas viti në vendin tonë po përkeqësohen treguesit e lindshmërisë në raport me Europën. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua. Me këtë normë lindshmërie Shqipëria renditet e fundit në rajon. Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia, Islanda dhe Rumania.