Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së ftohtë në qytetin e Gjirokastrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin Ardian Buxaj, 19 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, i cili dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin Enea Garo, 24 vjeç, banues në Gjirokastër.