Një 23-vjeçare është plagosur me armë zjarri këtë mëngjes rreth orës 09:20 në ambientet e një hoteli në autostradën Durrës-Tiranë. Ajo ka shfajësuar autorin e plagosjes, Fatbardh D. nga Sukthi, i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosurën aty.