Pas ngjarjes së ndodhur në zonën Gazi të Athinës, ku tre grekë mbetën të plagosur, policia ka arrestuar një shqiptar. Sipas mediave greke, në pranga ka përfunduar 33-vjeçari Emiljano Jakupi. Ai u ndalua me akuzën se bashkëpunoi me autorin e plagosjes së trefishtë.