Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë në qytetin e Shkodrës ndërsa autori 18-vjeçari Aldo Hasani është shpallur në kërkim. Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, në qendër të qytetit të Shkodrës, pranë poliklinikës së qytetit. 4 të rinjtë janë takuar fillimisht në një lokal dhe pas debateve kanë dalë në rrugë ku më pas kanë nisur të përplasen edhe fizikisht. Në ato momente, autori i dyshuar Aldo Hasani, 18 vjeç, ka nxjerr thikën duke qëlluar tre të rinjtë e mitur.