Krerët e pavaksinuar të shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë mund t'u duhet të ushqehen me një pica në trotuar, në vend që të hanë ushqimet e shkëlqyera të restoranteve të Nju Jorkut. Kështu është ushqyer Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro natën e tij të parë në Nju Jork, ku askush nuk lejohet të hyjë në restorantet e qytetit pa dëshmi të vaksinimit kundër COVID-19, thotë VOA.